VIDHI
✤ (Ulmus foliacea, Gilib). Dru i familjes vidhore (Ulmaceae) që rritet i lartë deri 30 m dhe i trashë në diametër deri 1,5 m, me kurorë të rrumbullakët, me sistem rrënjor në fillim boshtor, më ‘tej hapet anash. Ka gjethe të dhëmbëzuara, vezake të përmbysura, lulehermafrodite, pa bisht. Lulëzon në shkurt-mars, bën fryt një aken të rrethuar me një cipë që piqet në maj-qershor. Shumëzohet me fara, përpajnë. Rritet më shpejt se ahu dhe dushqet. Druja ka blanë të bardhë të verdhëreme, myje të kuqe të murrme, është elastike, e fortë, e rëndë, mjaft e çmueshme për mobilje për rimeso, për karroceri, për mjete të ndryshme bujqësore, për shtylia minierash. Rritet kudo midis zonës së ftohtë të dafinës dhe zonës së gështenjës, e shoqëruar me dushqet gjetherënës me gështenjën e nganjëherë edhe me ahun.

(Ll.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vidhi


[cite]