LUFTËTARI


LUFTËTARI
✤ (1945). Gazetë politike, ushtarake e kulturore, organ qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Del dy herë në javë. Numri i parë u botua më 1 maj 1945. Pasqyron jetën dhe punën e masave për ndërtimin socialist të vendit. Në mënyrë të veçantë, propagandon vijën ushtarake të PPSH, punën që bëhet për zbatimin e mësimeve të sh. Enver Hoxha dhe për përvetësimin e Artit Ushtarak Popullor, rritjen e nivelit të përgatitjes politiko-luftarake dhe forcimin e gatishmërisë për mbrojtjen e Atdheut. Në faqet e saj pasqyrohet jeta dhe puna e ■efektivave të njësive e reparteve të Ushtrisë Popullore dhe e tërë pppullit ushtar për zotërimin e strategjisë e të taktikës së Luftës Popullore. Vend të rëndësishm i kushton L. propa.gandimit të përvojës së Luftës ANÇ, traditave moralo-luftrake të popullit shqiptar e të Ushtrisë Popullore, luftës partizane, përvojës së përparuar në përvetësimin e programeve të përgatitjes politiko-luftarake, lëvizjeve e nismave revolucionare, punës kulturore, artistike, sportive etj. Është dekoruar me Urdhrin «Skënderbeu» të kl. I e II dhe Urdhrin «Ylli i Kuq» të kl. I

(F. Çe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luftëtari


[cite]