KËRPI Goxho
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1916, në Lekdush të Tepelenës. Më 24 qershor 1946, me vendim nr. 146, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesmarrje në një organizatë politike për përmbysjen e pushtetit popullor» dhe për «agjitacion e propagandë në rradhët e ushtrisë duke lavdëruar Amerikën dhe Anglinë» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 50-51.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]