DERRI I EGËR


DERRI I EGËR
✤ (Sus scrofa, L.). Kafshë e egër, gjithckangrënës, çiftthundror i familjes së derrave (Suidae), me trup të iartë 80-100 cm, i gjatë 120-160 cm me ngjyrë të murme-hiri deri në të murme kafe me peshë 100-200 kg. ‘Mashkulli i ka dhëmbët e qezërt shumë të zhvilluar. Jeton në pyje të zonave kodrinore malore të Evropës, Azisë dhe Afrikës së V, por në shumë vende të Evropës është zhdukur.

Në Shqipëri D. i E. ndeshet në dushkajat e zonës kodrinore-malore. Jeton 25-30 vjet. Ushqehet me rrënjë të bimëve, lende, fruta, kërpudha, misër, patate, insekte, brejtës e madje.dhe ngordhësira. Bën jetë nate e në tufa. Femra mbarset në dhjetor-janar, pas rreth 4 muajsh pjell 4-8 derrkucë me ngjyrë kafe dhe vija të verdha. Çmohet për mishin e shijshëm. D. i E. është obj ekt gj uetie.

(F. L.—L. G j.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Derri I Egër


[cite]