BUALLI
✤ (Bos bubalus). Kafshë e madhe e familjes brirëzgavrorë (Cavicornia). Paraardhës i B. shtëpiak është B. i egër indian. B. është ripërtypës dythundrak, trupin e ka të mbuluar me qime të zeza, brirët i ka të kthyer prapa, arrin peshën e gjallë rreth 400 kg dhe i pëlqejnë vendet me ujë. Qumështi i buallicës ka përmbajtje të lartë yndyre.

Para Çlirimit në Shqipëri B. ka qenë i përhapur në të gjitha krahinat, më i përqendruar në zonat fushore-moçalore, më 1938 kishte afër 9000 B. Pas Çlirimit numri i tyre ka rënë shumë, për arsye se u bonifikuan fushat dhe u zhdukën moçalet, ndërsa si kafshë qumështi B, është zëvendësuar me lopën dhe si kafshë pune me qetë, kuajt e sidomos me traktorin e makineritë bujqësore.

(Dh. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bualli


[cite]