SHEGA
✤ (Punica granatum. L.). Shkurre e egër ose e kultivuar, nga familja shegore (Punicaceae) e lartë 1-3 m, me degë që kanë gjemba, me gjethe të kundrejta, të rënshme, gj atore-heshtore, të shogëta, me lule të kuqe, me diametër 3-4 cm. Lulëzon gjatë qershorit ose korrikut, bën fryte të mëdha, të mbuluara me lëvore të trashë, brenda të mbushura me fara të shumta të mbështjella, me shije të athët por të këndshme. Sh. shumëzohet me copa, me mënjolla, me përpajna dhe me fare. Sh. ndeshet në Dalmaci, buzë Egjeut, në Siri, Palestinë,’ Kaukaz etj. Në Shqipëri rritet në zonën mesdhetare deri në lartësitë 700 m si në Milot, Lezhë e gjetkë. Kultivohet edhe si shkurre frutore. Lëvorja e fryteve përmban deri 28% taninë dhe përdoret për regjjen e lëkurëve, si astrigjent, lëngu i përftuar nga zierja përdoret për ngjyrosjen e leshit dhe të pambukut në ngjyrë kaki ose të zezë. Kokrrat e Sh. hahen të freskëta ose prej tyre përgatitet shurup, që është i pasur me vitamina dhe acide organike. Për lulet e bukura mbillet edhe si shkurre zbukuruese.

(Mu.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shega


[cite]