MOLLA
✤ (Malus domestica). Dru frutor i familjes së trëndafilorëve (Rosaceaq që rritet i lartë 6-10 m, me lëvore që bie cefla-cefla, me gjethe të thjeshta, vezake-eliptike të dhëmbëzuara, me lule të bardha në trëndafili me shumë thekë, të vendosura në lulesë ombrellore. Lulëzon në prill-maj, bën fryt një kokërr zakonisht të rrumbullakët të kuqe, të verdhë, të blertë a rne këto ngjyra të përziera. M. e ka prejardhjen nga Azia, sot kultivohet kudo në botë. Në Shqipëri rritet në zonat e Korçës, Dibrës, Kolonjës, Pogradecit etj. në pemëtore të mëdha (kryesisht -me kultivarët Starking, Golden, Jonathan, Reneta etj.). M. rritet në kiimë të freskët, në toka të shkrifëta e të pasura. Fruti i M. ka vlera ushqimore, është i pasur me sheqer (10.4-15.2%), e me vitamina. Përdoret e freskët, për të përgatitur komposto, marmelatë, reçel, lëngje, raki, verë etj. Si dru frutor M. zë vendin e parë për prodhimin e nektarit dhe polenit. Mjalti i luleve të M. është shumë aromatik. Druja e M. merr shkëlqim e përdoret për të përgatitur orendi zbukurimi e mobilje.

(R. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Molla


[cite]