MANDARINA


MANDARINA
✤ (Citrus deliciosa Ten.). Dru frutor përherë i blertë i grupit të agrumeve, i familjes rutore (Rutaceae) i lartë 3-4 m, me gjethe vezake të zgjatura me erë të këndshme; me lule të bardha të vogla dhe shumë aromatike. Lulëzon në prill-maj, bën fryt një kokërr të vogël të rrumbullakët, pak të shtypur në të dyja anët me lëkurë të verdhë në të kuqe, të hollë e të lëmuar, me shije të ëmbël, me aromë të këndshme, me ose pa fara. M. është me prejardhje nga vendet e Azisë J, në Shqipëri mbiHet kryesisht në Sarandë, Vlorë, Delvinë, Himarë, Elbasan etj. Ajo do klimë të ngrohtë dhe toka argjilo-gëlqerore të përshkueshme, duron më tepër se agrumet e tjera temp. e ulët veçanërisht kur shartohet mbi trifoliatën. Jeton 50-70 vjet, kuliivarët kryesorë tek ne janë Klementina, Unshiu etj. Fruti i M. ka vlera ushqimore, është i pasur kryesisht me vitaminën C.

(J. Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mandarina


[cite]