ÇAJI I MALIT


ÇAJI I MALIT
✤ (Sideritis raeseri Boiss. et Heldr.). Bimë barishtore shumëvjeçare e familjes buzore (Labiatae), me kërcell leshtor, deri 50 cm. të lartë, me ngjyrë të hirtë deri në të bardhë, me gjethe zakonisht gjatore, me lule të verdha, të vendosura në qerthuj të rremë, që lulëzojnë në qershor-korrik. Është bimë endemike e përhapur kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të J., më shpesh në kullotat malore deri në lartësitë 1700 m, haset ndonjëherë me dendësi të madhe në disa masive malore. Shumëzohet në mënyrë vegjetative, por mund të shumëzohet edhe artificialisht me farë. Ç.M. është bimëmjekësore dhe bimë mjaltëse e mirë, lulet përmbajnë vaj esencial dhe lëndë taninike. Kërcenjtë me lule thahen e përdoren si çaj.

(Xh.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çaji I Malit


[cite]