Bashkoju forumit shqiptar.

Mundësuar nga

 

– FJALORËT –

 

Mirëserdhët te Enciklopedia Shqiptare — Shqipopedia, një vepër bashkëpunimi për, Krijimin e Enciklopedisë së Madhe Shqiptare, të Fjalorit të gjuhës shqipe dhe Fjalorëve dygjuhësh.

Fillimi i projekteve të fjalorëve ishte në dhjetor 2004, për një projekt vullnetar të huaj, për krijimin e një fjalori të vogël anglisht shqip. Prej asaj kohe kemi krijuar shumë fjalorë të tjerë dygjuhësh. Fjalori i gjuhës shqipe për momentin kemi versionin beta të fjalorit shqiptar të vitit 1980, që e kemi dixhitalizuar por ende nuk është ngritur online komplet. Fjalori në gjuhën shqipe pritet të kapërcejë 40.000 fjalët, ndërsa totali i gjuhëve të tjera i ka tejkaluar 100.000 fjalët si dhe 75.000 shqiptimet.

Këtu ndodhen enciklopedi të ndryshme si edhe Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH) të vitit 1985, të cilit nuk janë bërë ende korrigjimet përkatëse për gabimet ideologjike dhe parimore të sistemit të kaluar, gjithashtu ka dhe mjaft probleme drejtshkrimore që u krijuan gjatë dixhitalizimit. Numri i artikujve të enciklopedisë së FESH, është mbi 4 mijë, ndërsa numri komplet i artikujve i ka tejkaluar 10 mijë artikujt. Pasqyra e lëndës së FESH është këtu.

Gjithashtu këtu përfshihet edhe enciklopedia për fëmijë dhe deri tani kemi 4 vëllime Qielli – Deti – Toka & Trupi Ynë & Toka —  Planeti ku jetojmë & Në botën e bimëve. Ne synojmë që kjo enciklopedi në shqip të jetë një enciklopedi e mirëfilltë shkencore e botërore dhe të mbulojë sa më shumë fusha të gjera të dijes.

Mbështeteni Shqipopedian me një pëlqim.

Shqipopedia ka nevojë për kontributin tuaj vullnetar që të zhvillohet edhe më tej. Në qoftë se ndonjë term që ju intereson është e papërfunduar apo nuk ekziston, ju mund ta plotësoni apo ta krijoni nga fillimi. Gjithashtu këtu janë bashkangjitur dhe projektet e Florës dhe Faunës dhe këtu keni Listën e Kafshëve dhe Listën e Bimëve. Është dixhitalizuar, përshtatur dhe ilustruar libri i Bimëve Mjekësore bimët mjekësore.  Kinoteka është një projekt në punë e sipër dhe kryesisht janë krijuar një databazë me filmat shqiptarë dhe filmat e huaj me tematikë shqiptare. Momentalisht ka rreth 1200 filma shqiptarë, teatro dhe dokumentarë dhe rreth 900 ilustrime.

 

[cite]